Edhe pse nga starti i kampionatit mungojnë pak ditë, Tirana tregon se është ende një kantier në ndërtim pasi vetëm pak çaste më parë prezantoi prurjen më të re nga merkato verore.
Bëhet fjalë për një sulmues krahu nga Spanja, i cili pas eksperiencave të fundit në kampionatin grek, rumun dhe atë qipriot transferohet në “Abissnet Superiore”. Lojtari në fjalë është Víctor Fernández Satue, i cili ka lindur në Barcelonë dhe ka hedhur hapat e para drejt futbollit profesionist me klubin UE Cornellà. 27-vjeçari aktivizohet në krahun e majtë të sulmit. Në 50 takime të luajtura në kampionatin qipriot ku ka veshur fanellën e klubeve si Enosis Neon Paralimniou dhe Nea Salamina Famagusta 27-vjeçari ka grumbulluar 2619 minuta në fushë duke shënuar 3 gola dhe dhënë 6 asist me një mesatare shënimi një gol në 873 minuta.
sfidanti.al