Flick gjen pasardhësin e Lewandowskit në Gjermani

Një emër i ri del në skenë për sulmin e Barcelonës. Sipas raportimeve të shtypit gjerman, klubi i trajnuar nga ish-trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, i ka vënë syrin Nick Woltemade, që aktualisht është pjesë e Stuttgartit. Lojtari, i cili u rrit në skuadrat e të rinjve të Werder Bremen dhe u bashkua me klubin e tij aktual verën e kaluar, konsiderohet nga trajneri katalanas si një zëvendësim perfekt për Robert Lewandowskin, sulmuesin 36-vjeçar polak, kontrata e të cilit skadon në qershor 2026. Woltemade shënoi 17 gola në 35 paraqitje sezonin e kaluar.

sfidanti.al