Sulmi i ashpër i Mohamed Salah ndaj UEFA-s në rrjetet sociale është bërë viral. Lojtari i Liverpulit denoncon vrasjen e Suleiman Obeid dhe i kërkon qeverisë së futbollit europian të shpjegojë se si vdiq “Pelé palestinez”.
“Mund të na thoni si vdiq, ku dhe pse?” shkruan Salah, duke rispostuar shkrimin e UEFA-s në nder të Suleiman Obeid.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Federata Palestineze e Futbollit (PFF) ka njoftuar vdekjen e Suleiman Al-Obeid, ish-sulmues i ekipit kombëtar, i cili vdiq në moshën 41 vjeç gjatë një sulmi izraelit në Rripin jugor të Gazës, ndërsa priste ndihmë humanitare.
sfidanti.al