Tirana prezanton një tjetër sulmues, Falaye transferohet në kryeqytet

Oluwabori Falaye është futbollisti më i ri i Tiranës. Sulmuesi 26-vjeçar mbërrin në Tiranë pas eksperiencave të shumta në ligat rajonale të Gjermanisë. Lojtari në fjalë ishte pa skuadër dhe transferohet në Shqipëri me parametra zero. Ai është një sulmues qëndre, por që mund të aktivizohet edhe në krah.

sfidanti.al