Uzuni gol dhe asist në humbjen e Austin

Myrto Uzuni ka qenë protagonist absolut në humbjen që pësoi Austin FC në Montreal. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e barazimit të përkohshëm në të 40’. Ndërsa në të 77’ kombinoi mjaft mirë me Wolff, i cili finalizoi për të shënuar edhe golin e dytë që shkurtoi diferencat në 3-2. sfidanti.al

Kapllanaj: Bylisi me stadium të ri

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj ka folur për emisionin “Super Gol” në RTSH Sport në prag të sfidës së sotme kundër Tiranës. Numri 1 i skuadrës mallakastriote ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e skuadrës, duke garantuar se Bylisi shumë shpejt do të nisë ndërtimi i një stadiumi të ri. “Kishim vendosur që

Vazhdoni leximin →

Strakosha zgjidhet më i miri i ndeshjes Anderleht-AEK

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, ishte heroi i AEK-ut në barazimin 1-1 të regjistruar në transfertë ndaj Anderlehtit të Besnik Hasit, në sfidën e “play-off”-it të Conference League. Gardiani kuqezi arriti të kryente plot 10 pritje duke “tërbuar” belgët. Gjashtë nga pritjet e Strakoshës ishin brenda zonës, teksa në fund të sfidës u zgjodh

Vazhdoni leximin →

Ovalle bëhet futbollistja më e shtrenjtë në botë

Orlando Pride ka bërë një lëvizje historike në futbollin e femrave duke nënshkruar me lojtaren meksikane Lizbeth Ovalle nga Tigres UANL Femenil për një tarifë transferimi rekord botëror prej 1.5 milion dollarësh (1.3 milion eurosh). Kjo marrëveshje tejkalon rekordin e mëparshëm të vendosur nga transferimi i Olivia Smith tek Arsenali. Ovalle, e njohur si “La

Vazhdoni leximin →

Flamurtari prezanton sulmuesin italian

Flamurtari ka zyrtarizuar një tjetër afrim në këtë sesion të merkatos. Klubi vlonjat njofton se ka siguruar shërbimet e sulmuesit italian Alessandro Bolzan. 20-vjeçari lë Cagliarin në Serie A dhe transferohet në Vlorë për të nisur një aventurë të re me fanellën kuqezi. “Flamurtari F.C. prezanton  sulmuesin e ri : Alessandro Bolzan. Ai vjen nga

Vazhdoni leximin →

Vllaznia tregon forcën ndaj kampionëve

Vllaznia e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin 2025-2026. Shkodranët triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj kampiones në fuqi, Egnatias. Kuqeblutë ishin më kërkues nga fillimi përballë publikut të tyre dhe u shpërblyen shumë herët. Në minutën e 18-të, Erdenis Gurishta përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit Dajsinani dhe ia

Vazhdoni leximin →

Neymar, përballje e tensionuar me tifozët e Santos

Tifozët e Santos, të zhgënjyer për momentin e tmerrshëm që po kalon skuadra në kampionatin brazilian, u futën në qendrën stërvitore dhe patën një ballë për ballë plot tension me lojtarët. Njëri në veçanti, ai në qendër të kontestimit, ishte përpara të gjithëve: Neymar. “Ti je ylli… dhe nëse ti qan, imagjino të gjithë ne!”,

Vazhdoni leximin →

Rregulli i MLS-së që Thomas Muller nuk e di

Ish-veterani i Bayern Munichut, Thomas Muller, debutoi në Major League Soccer të dielën. Sulmuesi 35-vjeçar hyri në fushë në minutën e 61-të për Vancouver Whitecaps, të cilët barazuan 1-1 me Houston Dynamo. Sulmuesi shënoi një gol të bukur nga jashtë zonës dy minuta pasi hyri në fushë, por gol u anulua për shkak të një shoku skuadre,

Vazhdoni leximin →