Brruti te Hajduk Split

Etnik Brruti nuk do të transferohet te Rijeka siç ishte raportuar së fundmi, por te Hajduk Spliti. Ky është informacioni që po shpërndahet nga mediat në Kroaci. 22-vjeçari që la Kosovën për të përfaqësuar Shqipërinë, është pjesë e Malishevës në Superligën e Kosovës. Kontrata i përfundon pas këtij sezoni, ndërsa duket se edhe klubi i ri është gjetur. Brruti do gjente edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë te Hajduku. Pikërisht ku luajnë Ron Raçi dhe Adrion Pajaziti. Për Brrutin do të jetë eksperienca e parë jashtë Kosovës, teksa bëhet fjalë për një klub me shumë histori. Kujtojmë se mesfushori shqiptar ka realizuar tetë gola në kampionat duke shkëlqyer.

sfidanti.al