Vllaznia, fitore për vendin e parë

Vllaznia ka arritur një fitore të rëndësishme në këtë javë të 6-të të “Abissnet Superiore”, 1-0 përballë Elbasanit me golin e shënuar nga Yago në minutën e 41-të. Një ndeshje me ritëm të kënaqshëm ajo e luajtur në “Loro Boriçi”, me kuqeblutë që dominuan në lojë, sidomos në pjesën e parë, duke krijuar shumë raste

Vazhdoni leximin →

Southgate, kandidat për të zëvendësuar Amorim te Man. United

Manchester United ndodhet sërish në një sezon të mbushur me pasiguri dhe rezultatet e dobëta kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit portugez, Rúben Amorim. Edhe pse erdhi me shumë pritshmëri pas suksesit te Sporting Lisbona, periudha e tij në “Old Trafford” mund të përfundojë më herët se pritej. Në Angli ka nisur të

Vazhdoni leximin →

Lamine Yamal mungon 2-3 javë

Barcelona ka konfirmuar se talenti i saj, Lamine Yamal, do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë prej dy deri në tri javë, pas rikthimit të shqetësimeve në zonën e pubisit. Sulmuesi i ri nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e së dielës kundër Sevilla-s në “Sánchez Pizjuán” dhe mbetet  dyshimi i madh për

Vazhdoni leximin →

Foda publikon listën e Kosovës për ndeshjet kualifikuese të tetorit

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 që zhvillohen në muajin tetor, kundër Sllovenisë dhe Suedisë. Në listën e publikuar këtë herë janë ftuar 27 futbollistë, ndërsa në listën rezervë figurojnë edhe 9 emra të tjerë. Dardanët do të nisin grumbullimin të

Vazhdoni leximin →

Silvinjo: Serbia, “pengesë e vështirë”, por unë besoj tek ekipi im

Shqipëria do të luajë kundër Serbisë më 11 tetor në ora 20:45, në stadiumin e Leskovacit sfidën më të rëndësishme të këtij rrugëtimi në kualifikueset e Botërorit 2026. Pasi shpalli listën me 25 lojtarët e grumbulluar, trajneri Silvinjo doli sot në konferencën zyrtare për media në ”Shtëpinë e Futbollit”. Tekniku brazilian shpjegoi për gazetarët zgjedhjet

Vazhdoni leximin →

Nevil Dede rikthehet në stol, zyrtarizohet te Ferizaj

Pas eksperiencës së fundit në stolin e Bylisit (sezonin e kaluar), Nevil Dede rikthehet në pankinë. Trajneri i njohur nga dita e sotme ka marrë zyrtarisht drejtimin e FC Ferizaj, skuadër që militon në elitën e futbollit kosovar. “FC Ferizaj njofton opinionin sportiv dhe të gjithë tifozët tanë se sot, në ambientet e klubit, është prezantuar

Vazhdoni leximin →

Cannavaro bëhet trajner i Uzbekistanit për Botërorin 2026

Fabio Cannavaro, ish-kapiteni i Italisë kampione bote në vitin 2006, është gati të marrë drejtimin e kombëtares së Uzbekistanit. Ai ka arritur një marrëveshje verbale me Federatën uzbeke dhe pritet që brenda 24-48 orëve të firmosë kontratën. Uzbekistani e ka siguruar tashmë kualifikimin për Kampionatin Botëror 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë,

Vazhdoni leximin →