Jota, Oikonomou dhe… Bunjaku, tragjeditë që kanë goditur botën e futbollit

Aksidentet rrugore që kanë goditur botën e futbollit janë të shumta dhe gjithmonë të dhimbshme ashtu siç ishte edhe ndarja para kohe nga jeta e sulmuesit të AF Elbasanit.

Por në vitet e fundit ashtu si 22-vjeçari, kanë pësuar aksidente fatale edhe disa futbollistë të tjerë. Më poshtë mund të njiheni me disa prej tyre.

Vetëm pak ditë më parë bota e futbollit në Greqi “vajtoi” ndarjen nga jeta të Marios Oikonomou. 33-vjeçari, i cili luante për AEK-un e Athinës, ndërroi jetë në spital pas disa ditësh në agoni. Ai u përplas nga një automjet teksa po udhëtonte me motorin e tij.

Verën e kaluar bota e futbollit u shokua nga ndarja nga jeta e sulmuesit të Liverpool, Diogo Jota. Sulmuesi portugez ishte së bashku në një makinë më të vëllain, André Silva, në aksidentin, i cili u mori jetën të dy futbollistëve. Të dy po udhëtonin në veri të Spanjës me destinacion Anglinë.