2 humbje në 2 ndeshje, për më tepër dy teste miqësore të zhvilluara në Tiranë, janë shifra dhe statistika jashtëzakonisht negative, me Rolando Maran që e nis në “malore” aventurën e tij në krye të Shqipërisë, bëhet trajneri me startin më të keq në krye të Shqipërisë në epokën Duka, kurrë më parë një trajner nuk kishte pësuar 2 humbje në 2 ndeshjet e tij të para.
Ishte e pritshme që Shqipëria të kishte kontrollin e lojës, bën pak më shumë në raport me Izraelin, goditën 6 herë kuadratin, por në asnjë rast nuk ishin të saktë, mbi të gjitha nuk ishin të qartë në pasin final dhe i mungonte energjia, dëshira. Ashtu si ndaj Izraelit, edhe këtë herë paguam shtrenjtë gafat në mbrojtje, madje portieri Sherri mbajti kuqezinjtë në më shumë se një herë në lojë, pasi Luksemburgu goditi 5 herë portën. Edhe pse një emër modest, për Luksemburgun kjo ishte hera e tretë në katër ndeshjet e fundit që fiton përballë Shqipërisë. Pas këtyre 2 humbjeve, në këto 2 teste, Rolando Maran tani është në gare me kohën, duhet të gjejë zgjidhje të shpejtë pasi shtatori dhe Liga e Kombeve nuk është larg.

