Kur një gjyqtar futbolli i jep fund pezullimit nga ana e organeve disiplinore, përpiqet që të paktën për disa kohë të jetë në nivele të larta. Kështu pritej edhe për Laver Allën, arbitrin që i dha fund dënimit të dhënë nga FSHF, dhe që u kthye si “violinë” e parë në ndeshjen e Superligës, Teuta-Skënderbeu.

