Endri Çekiçi në gjurmët e Kliton Bozgos, 10 gola (pa penallti), 3 asistë dhe drejt titullit!

Nuk dihet nëse do ta bindë trajnerin e kombëtares, por po bën atë që i takon. Endri Çekiçi shënoi golin e tij të 10-të në Ligën e Parë të Sllovenisë, ndërsa po i afrohet titullit kampion. Mesfushori ofensiv shqiptar shkëlqeu në fitoren e madhe të Olimpijas së Ljubljnanës, në fushën e Triglavit të Kranjit, me shifrat 7-3. Jo vetëm kaq, por ai u dallua duke fituar një penallti për ekipin e tij, si dhe duke shërbyer njërin nga asistet për golat.

Në 31 ndeshje në elitën e futbollit slloven, Çekiçi ka 10 gola e 3 asistë, ndërsa vetëm njëra nga rrjetat ka ardhur me penallti. Duket se pogradecari është në gjurmët e njërës prej legjendave të Ligës së Parë sllovene, sulmuesit shqiptar Kliton Bozgo, që është shënuesi i dytë më i mirë në historinë e kampionatit me 109 gola për Mariborin e Olimpijan, dhe që ka fituar edhe titullin kampion me Mariborin Çekiçi ka kontratë deri verën e ardhshme në klub, ndërsa nuk dihet nëse do të shkojë në ndonjë ligë më të rëndësishme.

Sfidanti.al