Dejvi Bregu bashkohet me Dinamon

Dejvi Bregu është blerja më e re e skuadrës së Dinamos. Sulmuesi vlonjat, i cili ka luajtur me skuadra si Flamurtari, Luftëtari, Skënderbeun dhe Teutën, por dhe në Turqi e Poloni, së fundmi me Wisla Kraków, ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me blutë. Njoftimi i Klubit Dejvi Bregu vishet blu! FC Dinamo City ka kënaqësinë

Vazhdoni leximin →

Partizani kontakton Ivan Gvozdenovic

Partizani dhe trajneri Orges Shehi mbyllën para disa ditësh bashkëpunimin, me trajnerin që u largua kështu pas aventurës në Kupat e Europës. Tashmë, drejtuesit e kuq kanë nisur nga puna për të emëruar teknikun që do të drejtojë ekipin në sezonin e ri, edhe pse përkohësisht skuadra është nën drejtimin e drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj.

Vazhdoni leximin →

Dijar Nikqi i jep lamtumirën Tiranës

Pritet vetëm zyrtarizimi por edhe tashmë është thjesht formalitet: Dijar Nikqi nuk do jetë pjesë e Tiranës në këtë sezon, teksa do t’i bashkohet skuadrës së Vorës në Kategorinë e Parë. Sulmuesi nuk ishte pjesë e planeve të bardhebluve gjatë kësaj vere, duke mos gjetur minutat që kërkonte në ndeshjet që ekipi ka zhvilluar nën

Vazhdoni leximin →

Mario Gjata largohet nga Egnatia

Mario Gjata është larguar nga Egnatia.  Është vetë sulmuesi që njofton largimin nga rrogozhinasit me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram. “Faleminderit Egnatia”, shkruan Gjata shkurtimisht duke konfirmuar zërat e merkatos. Ai luajti 5 ndeshje dhe realizoi një gol. Largim i dëmshëm ky për skuadrën kampione që duhet të kërkojë zëvendësimin e

Vazhdoni leximin →

Mbyllet një epokë, Safet Gjici shet Kukësin

Përfundon epoka “Gjici” në klubin e Kukësit. Verilindorët kanë ndërruar pronësi, teksa tashmë të gjitha aksionet janë shitur. Blerësit e klubit verilindor janë dy persona, një shtetas i huaj, nga Letonia dhe një shqiptar, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar ende. Marrëveshja për shitjen e aksioneve është arritur këtë të martë dhe tashmë klubi verilindor

Vazhdoni leximin →

Orges Shehi largohet nga Partizani

Orges Shehi nuk është më trajner i skuadrës së Partizanit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i kuq, pas një takimi mes palëve ku është vendosur ndërprerja e bashkëpunimit mes tyre. Në vazhdim, të kuqtë do të drejtohen nga drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj dhe stafi teknik. Njoftimi i klubit: Partizani njofton mbylljen e marrëveshjes

Vazhdoni leximin →

Egnatia largohet me 2 milionë nga Europa

Edhe pse doli nga Europa më parë nga sa parashikonte, Egnatia arriti të përfitojë financiarisht, duke arkëtuar 960 mijë euro nga pjesëmarrja dhe ndeshjet që luajti. Një shifër e konsiderueshme kjo për klubin rrogozhinas. Po të shtojmë këtu edhe shumën që rrogozhinasit kanë arkëtuar nga shitja e disa lojtarëve (1.2 milion euro nga Ibrahimoglu, Sherri

Vazhdoni leximin →