Milan në ankth për Leao-n, Allegri rikuperon Jasharin

Milani po përgatit ndeshjen e rëndësishme të së dielës në “San Siro” kundër Romës, por lajmet nga infermieria nuk janë aspak pozitive për kuqezinjtë. Rafael Leao nuk u stërvit me grupin dhe është ende në dyshim për supersfidën, duke rritur shqetësimin te tifozët dhe te trajneri Massimiliano Allegri. Sulmuesi portugez u zëvendësua në fundin e pjesës së parë në ndeshjen ndaj Atalantës, pasi nuk ndiente gjendjen optimale fizike, dhe aktualisht po vuan nga një inflamacion në ije. Me vetëm dy ditë deri te përballja e madhe, prania e tij mbetet e pasigurt.

Megjithatë, ka edhe lajme pozitive për kuqezinjtë. Ardon Jashari dhe Pervis Estupiñán janë kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit pas mungesave të gjata dhe do të jenë të gatshëm për Allegri-n. Rikthimi i tyre përbën një ndihmë të madhe, në një moment të ndjeshëm ku Milani ka nevojë të rikthehet te fitorja pas dy barazimeve radhazi me Pisën dhe Atalantën.

Pritet një atmosfera e zjarrtë në “San Siro”, me kuqezinjtë që do të kërkojnë një triumf për të mbajtur ritmin në garën për kreun dhe për t’i dhënë një sinjal të fortë rivalëve. Kthimi i Jasharit dhe Estupiñán ritregon thellësinë e skuadrës, por enigma më e madhe mbetet Leao: prania ose mungesa e tij do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në planin taktik të Allegri-t dhe në fuqinë sulmuese të Milanit.

sfidanti.al