Skënderbeu, Gjoka pason Gvozdenovic

Pas largimit të Ivan Gvozdenoviç skuadra e Skënderbeut nuk ka humbur kohë për të gjetur pasardhësin. Mësohet se në orët e fundit klubi korçar ka kontaktuar me Ernest Gjokën duke arritur edhe një akord. Burime pranë skuadrës bëjnë me dije se zyrtarizimi do të bëhet së shpejti pasi Java e 16-të e Abissnet Superiore luhet në mesjavë. Skënderbeu zbret në fushë të enjten ku do të përballet me ekipin e Tiranës.

sfidanti.al