Situata te Juventusi po bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Pas një serie dëmtimesh që kanë goditur skuadrën e Luciano Spalletti-t, listës së të dëmtuarve i është shtuar edhe kapiteni Manuel Locatelli, për të cilin frika është e madhe. Mesfushori italian u largua i dëmtuar nga sfida ndaj Milanit, pasi ndjeu dhimbje në pjesën e jashtme

