Scott McTominay ka lënë të hapur mundësinë e një transferimi tek Real Madridi, nëse trajneri José Mourinho do ta telefononte për t’i propozuar një lëvizje te gjiganti spanjoll. Mesfushori skocez, i cili po shkëlqen tek Napoli, ka shprehur gjithashtu admirimin për trajnerin portugez që i dha mundësinë të debutonte tek Manchester United.
I pyetur nëse do të pranonte një transferim tek Real Madridi në rast se do ta kërkonte Mourinho, McTominay u përgjigj: “Nëse kjo do të ndodhte, do ta mendoja.”

