Federata Belge e Futbollit (RBFA) ka deklaruar se nuk mund ta mbështesë kandidaturën e Gianni Infantinos për një tjetër mandat si president i FIFA-s, duke e lidhur vendimin me mungesën e transparencës në menaxhimin e çështjes së Fifa Forward Enterprise (FFE) dhe kartonit të kuq të marrë nga Balogun.
“Në këtë çështje, RBFA vëren se një sërë vendimesh dhe vlerësimesh të rëndësishme nuk janë justifikuar deri më tani në mënyrë të mjaftueshme. Kjo ngre pikëpyetje lidhur me transparencën dhe qeverisjen e këtij procesi”, thuhet në komunikatën e federatës belge.

