Julián Alvarez mund të largohet nga Atletico Madrid gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi argjentinas lidhet me një transferim të mundshëm te Paris Saint-Germain, ndërsa e ardhmja e tij në Madrid mbetet e hapur.
Sipas raportimeve të cituara nga “El Nacional”, PSG po shqyrton mundësinë e transferimit të 26-vjeçarit. Trajneri Luis Enrique dhe këshilltari sportiv Luis Campos mendohet se kërkojnë një tjetër alternativë për repartin e sulmit dhe Alvarez është një nga emrat në listë.
Argjentinasi thuhet se është i pakënaqur me qëndrimin e Atletico Madridit për një transferim të mundshëm te Barcelona. Katalanasit kanë qenë destinacioni i preferuar i lojtarit, por një lëvizje në këtë drejtim është bërë e vështirë.

