Messi nuk harron, thumbon Barçën për Suarez: Nuk e meritoje të të trajtonin kështu

Lionel Messi duket se nuk i ka harruar inatet me klubin e Barcelonës për qëndrimin e tij të detyruar. Kapiteni i skuadrës katalanase e tregoi këtë nëpërmjet postimit të tij në Instagram nëpërmjet të cilit përshëndeti mikun e tij të ngushtë Luis Suarez që në të njëjtën kohë ishte edhe partneri i tij më i mirë në sulmin e Barcelonës.

‘Po mësohesha me idenë se u largove, por sot kur hyra në dhomën e zhveshjes e kuptova me të vërtetë-shkruante në postimin e tij Lionel Messi-do të jetë e vështirë të mos jetojmë një ditë së bashku si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj. Do të më mungojnë këto kohë. Janë shumë vite, shumë shokë, dreka e darka… Janë shumë gjëra që nuk do të harrohen kurrë, cdo ditë e kaluar së bashku. Do të jetë e cuditshme të të shoh me një fanelë tjetër e akoma më shumë të të kem kundërshtar. Meritoje të përshëndeteshe për  atë që je; një prej futbollistëve më të rëndësishëm në historinë e klubit që ka arritur gjëra të rëndësishme si në aspektin kolektiv dhe atë individual. Dhe nuk duhej të largoheshe sic bënë këta.  Por në këtë pikë, asgjë nuk më habit. Të uroj më të mirën për këtë sfidë të re. Të kam shumë, shumë xhan. Shihemi mik’.

Sfidanti.al