Rumenige dorëzon “timonin” e Bajernit, dhe të … makinës familjare!

Dita e lindjes është e veçantë dhe ai sot mbush 65 vjeç. Një nga legjendat e gjalla të futbollit botëror, Karl-Hajnc Rumenige, ka marrë urime për 25 shtatorin, dhe që të jetë vazhdimisht mirë me shëndet, ndërsa jep një intervistë 2-orëshe me tabloidin “Bild”. Ish-kapiteni i Bajernit dhe i Gjermanisë Perëndimore, sot në rolin e shefit ekzekutiv të klubit bavarez, do të largohet në përfundim të mandatit në 31 dhjetor 2021. Ai ka besim se pasardhësi i tij, Oliver Kahn, do të jetë njeriu i duhur për të “ruajtur derën e Bajernit”. Në moshën 66-vjeçare, pra në fund të vitit të ardhshëm, i mbiquajturi “Kalle” do të heqë dorë jo vetëm nga “timoni” bavarez, por edhe nga diçka tjetër.

Duke folur për “Bildin” ai u shpreh se “gruaja nuk do të më lejojë që t’i jap më makinës”. Përse? Sepse, këto kohët e fundit, ai kishte dremitur pak në timon, dhe ishte dashur që gruaja ta tundte që ta zgjonte. “Nuk është se kam ndonjë problem, por në kushtet e sotme të trafikut kjo mund të shkaktojë ndonjë të keqe”, – thotë Rumenige. Për Bajernin ai është i lumtur që në ekip nuk ka “grupazhe”. “Nuk ka asnjë “këpucë me taka” që të shkaktojë gërricje, – shprehet ai, – më parë edhe ka ndodhur, ndërsa tani vrapojnë që të gjithë në të njëjtin drejtim”.

Sfidanti.al