Rrebesh shiu dhe rrymë e fortë ajri; Milanello izolohet për disa orë

Sikur të mos mjaftonte Covid, Milanit i duhet të bëjë llogaritë edhe me kushtet atmosferike. Mëngjesin e kësaj të premte në Milanello shpërtheu një stuhi e vërtetë; një rrymë e fortë ajri e shoqëruar nga reshje të dendura shiu dhe një erë e fortë që rrëzoi disa pemë brenda dhe jashtë qendrës sportive.

Një prej këtyre pemëve bllokoi qarkullimin për disa orë për në hyrje e dalje të Milanellos që mbeti i izoluar përpara se punonjësit e shërbimebe e larguan pëmen duke rihapur rrugën.

Pamjet e stuhisë në Milanello u fiksuan nga portieri i Milanit Gigio Donnarumma që postoi videon në rrjetet sociale.

Sfidanti.al