Lebroni sulmon drejtësinë amerikane pas vendimit për vrasjen e Briona Tejlërit!

Një ish-oficer policie u akuzua për veprime të pakujdesshme që sollën humbje jete njerëzore dhe rrezikuan jetë të tjera, ndërsa dy të tjerë dolën të pafajshëm. Ky ishte vendimi i një trupi gjykues në SHBA për oficerët që shkaktuan vdekjen e afroamerikanes 26-vjeçare Briona Tejlër, dhe ky vendim u kritikua nga yjet e NBA-së. Lebron Xhejmsi, më i shquari prej tyre, e shprehu qendrimin e tij fillimisht në Tuiter.

“Kam mbetur pa fjalë sot, – shkruajti kampioni i madh, – jam i shkatërruar, i vrarë, ndihem shumë keq, ndihem i zemëruar! Ne duam drejtësi për Briona Tejlërin, dhe drejtësia u kujdes për muret e apartamenteve të fqinjëve, jo për jetën e saj të mrekullueshme. A u habita nga vendimi? Absolutisht jo, por ta marrë dreqi, sërish jam keq dhe me zemër të lënduar! i shpreh dashurinë time nënës së Brionës, familjes dhe miqve! Më vjen keq, më vjen keq!”

Sfidanti.al