Cështja Suarez, tani Juventus dridhet: Akord mes avokates së bardhezinjve e Juventusit

Për momentin Juventus nuk është nën hetim, por pozicioni i Zonjës së Vjetër rrezikon të rëndohet për shkak të cështjes së nënshtetësisë italiane të Luis Suarez. Sipas Corriere Della Sera, ka dalë në dritë një përgjim i ri i një bisede mes avokates Maria Turco përfaqësuese e bardhezinjve dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Universitetit të Perugias, Simone Olivier. Sipas kësaj të përditshmeje, avokatja, anëtare e studios ligjore Luigi Chiappero i ka telefonuar të paktën 3 herë drejtuesit të institucionit arsimor për të përshpejtuar provimin e gjuhës italiane të uruguajanit e fiksuar në 22 shtator, por që në fund u zhvillia në 17 shtator.

Dhe e gjithë kjo me premtimin e dhënë nga avoktaja për sjelljen në Perugia të tjerë futbollistë të huaj në të ardhmen për të kryer provimin. Është një lloj shkëmbimi  për të cilin po heton Guardia di Finanza që ka bërë përgjimet e telefonatave; krimi  i menduar është ai për korrupsion, Hetuesit janë edhe në zotërim të videos së provimit që isht bashkë me aktet e tjere dhe po verifikojnë rregullsinë e testit. Sipas të dhënave të para Luis Suarez I kishte marrë më përpara në zotërim pyetjet e testit.

Ndërkaq, avokatja e Juventusit, maria Turco ka reaguar ndaj asaj që u publikua duke mohuar akuzat. ‘Si avokate vendosa në kontakt Luis Suarez me Universitetin për të Huajt në Perugia-tha Maria Turco në një komunikatë për shtyp-fjalët e mia të dëgjuara në përgjime janë interpretuar jashtë kontekstit dhe në mënyrë jo të plotë; unë u shpreha qartë që procedura të zhvillohej në prezencë dhe pa asnjë lloj trajtimi favorizues kundrejt cdo kandidati tjetër’.

Ndërkohë edhe Rektorja e Universitetit për të Huajt në Perugia Giuliana Grego Bolli është në shënjestër për korrupsion . Gjithsesi për  momentin rektorja ende nuk është kërkuar për t’u marrë në pyetje nga prokuroria. Gjatë kontrolleve të bëra ditën e martë nga Guardia di Finanza tek Grego Bolli u sekuestruan telefoni celular dhe kompjuteri të cilat iu kthyen menjëherë pasi hetuesit morën një kopje të materialeve që ishin në brendësi të tyre.

Sfidanti.al