Rolet mund të kenë ndryshuar, ose më mirë të themi që, fajtorë mund të gjenden që të dy. Nejmar akuzoi më herët futbollistin Alvaro Gonzalez të Marsejës për racizëm, veçse klubi marsejez ka akuzuar brazilianin se ai vetë është treguar racist. Nëse Nejmari pretendon se Alvaro i ka thënë “bir i një majmuni k…”, Olimpiku deklaron se ka prova (filmike ose zanore) që ylli i Paris SG ka ofenduar japonezin Hiroki Sakai. Media spanjolle “Kadena Ser” njofton se sipas OM-së, Nejmari i ka thënë japonezit “kinez m…”. Sulmuesi parizien u dënua me dy ndeshje pezullim pasi goditi Gonzalezin, por nëse del fajtor mund të dënohet edhe më shumë, dhe ka gjasë që dënimi të jetë i gjatë. Ndoshta, ai do të pushojë deri në Krishtlindje …
Sfidanti.al