Barça i tha Suarezit: Jo tek Reali, PSG e Siti, tani na del edhe Atletiko!

Nga Spanja thonë se as ky transferim nuk mund të kryhet kaq lehtë, edhe pse nuk quhet i pamundur. Luis Suarez jepet i “ankoruar” tek Atletiko e Madridit, por mediat iberike shkruajnë se Barcelona do të kërkojë një dëmshpërblim për kartonin e sulmuesit. Fillimisht, u mendua që uruguajani do të shkonte tek Juventusi dhe Barça nuk kishte asnjë vërejtje, ndërsa duket se nuk mund të bëhet falas forcimi i një rivali direkt në La Liga. Sipas raporteve mediatike, në “Kamp Nou” i thanë Suarezit se nuk mund të shkonte tek Reali, Paris SG dhe Mançester Siti, Atletiko nuk bënte pjesë në këtë listë. Sulmuesi mësohet se ka rënë dakord me Simeonen për një rrogë 9 milionë euro në sezon.

Sfidanti.al