Fundjava e Barcelonës në MotoGP do të jete ajo e lajmit shumë të pritur; Valentino Rossi dhe Yamaha Petronas do të zyrtarizojnë marrëveshjen e tyre për Botërorin e vitit 2021. Piloti pezarez do të shkëmbëjë vendin e tij me Fabio Quartararo me këtë të fundit që do të shkojë pikërisht te Yamaha zyrtare. Deri këtu nuk ka asgjë që nuk dihej përvec faktit se Rossi do të firmosë me Petronas vetëm për 1 vit dhe më pas do të varë helmetën në gozhdë.
Kjo sepse në vitin 2022, Doktori do t’i dedikohet një jete të re, atë të menaxherit. Synimi është që të sjellë skuadrën e tij VR46 në klasin mbretëror të MotoGP ndoshta bashkë me të vëllanë, Luca Marini dhe të vijojë personalisht projektin Academy që po arrin shumë suksese në pistë.
Sfidanti.al