Përse Keidi Bare zgjodhi Ligën B të Spanjës, jo Serinë A të Italisë?

Çmimi i kartonit është shumë i mirë për nivelet që përfaqëson sot. Dy milionë euro në Ligën e Dytë të Spanjës janë “biznes për të qenë” për Malagën që e humbi dhe për Espanjolin që e mori, ndërsa Keidi Bare duhet të pyetet përse refuzoi oferta të tjera, sidomos atë të Parmës në Serinë A? Këtë e bëjnë të ditur të përditshmet spanjolle, konkretisht “El Mundo Deportivo” e Barcelonës, e cila padyshim që ka më shumë informacion sepse është më pranë klubit katalanas të Espanjolit. Me gjasë, mesfushori i kombëtares shqiptare ka shumë shpresë të jetë shpejt në elitën e futbollit spanjoll, në La Liga, një kampionat aspak më i keq sesa Seria A, për të mos thënë që këto ditë është më i mirë. Bare e njeh mirë stilin e lojës në Spanjë dhe beson se do ta ketë më të lehtë që të ketë sukses.

Sfidanti.al