Tifozët e Liverpulit e quajn “klas” Klopin edhe kur mbron Çelsin!

“Ne e duam të mirën tonë, por nuk kënaqemi nga e keqja e tjetrit”. Jo gjithnjë jeta është një “shumatore me zero” dhe Jurgen Klopi, trajneri i Liverpulit, është njëri nga përfaqësuesit më të shkëlqyer për të provuar se kjo është e vërtetë. Reagimi i tij në momentin e përjashtimit me karton të kuq të mbrojtësit të Çelsit, Kristensen, krijoi një valë të madhe admirimi tek tifozët e të kuqve, e padyshim edhe tek ata të bluve.

Trajneri gjerman u kthye nga stoli i tij, ndërsa aty u duk se po festonin për kartonin e kuq ndaj Çelsit, duke bërë qortimin. “Mos jeni çmendur? Ne nuk e bëjmë kurrë një gjë të tillë”, – tha Klopi, që më pas sqaroi se kishte qortuar një nga njerëzit e stafit, por jo njërin nga ndihmësit e tij, dhe se kjo çështje ishte mbyllur. “Një veprim me të vërtetë klasi, – shkruajti një tifoz i Liverpulit, – kjo është arsyeja se përse ky njeri gëzon një dashuri kaq të madhe në futboll. Jurgen Klopi tregoi klas përsëri”. Shprehja “absolute class” ishte e pranishme thuajse në çdo postim të tifozëve në rrjetet sociale, në respekt të trajnerit të Liverpulit.

Sfidanti.al