Vedat Muriqi ka rezultuar pozitiv me coronavirus. Lajmi fillimisht u bë i ditur në median turke, por duket se ka gjetur konfirmime nga klubi i Lazios. Sulmuesi i përfaqësueses kosovare është asimptomatik dhe ka hyrë në karantinë dhe do të duhet të qëndrojë në vend të paktën 1 javë. Për më tepër, Muriqi po vuane edhe një tërheqje muskulare, kështu që gjithsesu ai nuk do të mund teë zbresë në fushën e lojës me skuadrën bardhekaltër deri në mesin e muajit tetor
Vedat Muriqi është futbollisti i parë i Lazios që preket nga coronavirusi. Sulmuesi 26 vjecar mbërriti në Romë javën e kaluar dhe pasi kreu vizitar mjekësore, firmosi me Lazion kontratën e tij 5 vjecare me pagë 2.2 milionë Euro neto në sezon.
Sfidanti.al