La Liga: Një Real “pa dhëmbë” ngec pa gola në fushën e Sociedadit!

Nuk ia vlen të flitet më për Kristiano Ronaldon sepse ai ka dy vjet e kusur që është larguar. Më mirë të theksohet se Reali i Madridit ka problem në sulm, pasi largimi i Garet Bejlit është shoqëruar me formën e dobët të Luka Joviçit e me mbipeshën e Eden Hazarit. Skuadra e trajnerit Zidan nuk pati “dhëmbë” për të “kafshuar” edhe pse pati epërsi të madhe ndaj Sociedadit në pjesën e parë. Në fushë ishin tre mesfushorë ofensivë si Kros, Modriç e Odegard si dhe tre sulmues Benzema-Rodrigo-Vinisius. Problemi është se këta nuk shënojnë, sidomos dy brazilianët. Jo vetëm kaq, por Kurtua shpëtoi portën në fundin e pjesës së parë dhe pati fat pas pushimit. Reali i Zidanit prodhon lojë, por sëmundja e vjetër është që nuk arrin të shënojë. Nuk dihet sesi legjenda franceze mund ta ndreqë këtë problem.

Sfidanti.al