Në momentin që transferimi i tij u bë i sigurt, më në fund Jurgen Klopi u kandis që të fliste. Trajneri i Liverpulit e përshkruajti Tiago Alkantarën si një “lojtar me cilësi të rralla”, të tilla që janë shumë të përshtatshme për stilin e skuadrës së tij. “E vërtetë që një skuadër si e jona është shumë e vështirë të përmirësohet në këtë moment, në mënyra që do t’i quaj normale, – tha gjermani, – ne nuk mund të gjenim lojtar për 200 milionë euro, por Tiago ka vërtet disa cilësi të rralla, por që na përmirësojnë”.
Cilësia kryesore e mesfushorit është aftësia për të pasuar, për të bërë topin që të rrotullohet, për të lidhur lojën e skuadrës që nga mbrojtja e deri në sulm. Edhe pse kishte bërë vetëm 2 seanca stërvitore me shokët e rinj, ai i mahniti të gjithë në pjesën e dytë ndaj Çelsit. Ai pati 89 pasime në 34’, më shumë sesa secili lojtar i Çelsit në 90 minuta. Edhe kapiteni Henderson, që zëvendësoi Tiago, pati 75 pasime, më shumë sesa lojtarët e bluve, por shifra e spanjollit është një rekord që kur statistika të tilla nisën të llogariten në Angli në 2003.
Sfidanti.al