Merkatoja është ai moment sezoni kur njihesh apo kur përshëndetesh për herë të fundit. Pas shumë vitesh te Bayerni i Mynihut erdhi momenti që Thiago Alcantara të provojë një eksperiencë të re. mesfushori vendosi të kalojë te Liverpool duke lënë në Allianz Arena një boshllëk të madh, por edhe ndoshta të papritur në zemrën e Karl Heinz Rummenigge
Shefi ekzekutiv i kampionëve të Gjermanisë tregoi për Sky90 se përshëndetja e fundit më ish futbollistin e skuadrës bavareze ishte shumë emocionuese dhe se Thiago shkoi ta kërkojë deri në…garazh
‘Transferimi i Thiagos u mbyll të enjten kur Salihamidzic gjeri marrëveshjen me Liverpool. Pra pas 10 minutash shkova në garazh dhe hyra në makinë e Thiago ishte te parkingu-tregon Rummenigge-mendova ‘cfarë bën ai këtu’. Erdhi tek unë më përqafoi për 5 minuta dhe qau. Dhe falenderoi Bayernin që e bëri të mundur transferimin’
Por duket se edhe vetë Rummenigge nuk i mbajti dot lotët nga momenti prekës.
‘Edhe mua më dolën lotë nga sytë sepse me të kam pasur gjithmonë një raport të ngushtë. Jeton edhe në Grünëald, jemi takuar shpesh, madje jemi takuar edhe për darkë-shtoi Rummenigge-ishte thuajse një raport familjar. Ai përshëndeti të gjithë punonjësit ishte i pabesueshëm. Është një person fantastil dhe ka qenë gjithnjë një lojtar I nivelit të lartë për Bayernin. Largimi i tij është një humbje e madhe për cilësinë në fushën e lojës, por edhe si person. Gjithsesi respektojmë faktin që ai donte të provonte dicka të re’.
Tani për bavarezët shpresa është që ai të mos i bëjë sërish për të qarë…me fanelën e Liverpoolit.
Sfidanti.al