Nga treshja e madhe ka mbetur vetëm njëri, ai më shumë i kritikuari. Turneu i Hapur i Romës provoi të papriturën e madhe, eleminimin e Rafael Nadalit në çerekfinale të mundur nga Diego Shvarcman, dhe në pretendime mbetet si favorit Novak Gjokoviç. i mrekullueshmi Rozher Federer mbetet i dëmtuar dhe është jashtë fushe këtë vit. Nadali u mund 0-2 me sete, pra bindshëm, me rezultatin 2-6, 5-7, duke u ankuar më pas për cilësinë e fushës. Gjithsesi, specialistët theksuan se spanjolli ishte paksa “i ndryshkur” pas një pushimi të gjatë. Gjokoviç ishte më pak i ndryshkur, ndonëse u detyrua të luante në 3 sete ndaj Dominik Këpferit, me gjermanin që luftoi fort. Serbi fitoi setin e parë 6-3, pastaj humbi të dytin 4-6, e u përgjigj në tretin 6-3. Numri 1 i renditjes botërore dëshiron titullin e pestë në Romë, e do të luajë në gjysmëfinale ndaj Kasper Rudit, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër ndeshen Shvarcman dhe Shapovalov.
Sfidanti.al