“Luftëtari” Gjasula e nis me disfatë, por të paktën nuk merr të verdhë!

Nuk ishte kapiten, veçse trajneri vendosi që ai të ishte në formacion. Klaus Gjasula po tregon se menjëherë është bërë i rëndësishëm tek Hamburgu, duke qenë titullar në duelin e Kupës në fushën e Dinamos së Dresdenit, veçse përsa i përket ndeshjes ka shumë pak për të thënë. Skuadra e lavdishme gjermane u eleminua pa asnjë ceremoni përballë një kundërshtari shumë më modest me emër, duke u mundur 1-4. Shtark, Beker, Daferner dhe Mai ishin autorë të golave për Dresdenin, ndërsa Onana shkurtoi shifrat në 3-1 përkohësisht. i vetmi lajm tjetër i mirë për Gjasulën ishte se nuk mori karton të verdhë, diçka për t’u vlerësuar duke pasur parasysh se ai është rekordmen i të verdhëve në Bundesligë.

Sfidanti.al