Sezoni gjerman nis me të papritur, Braunshvajgu eleminon Hertën!

Në kohën e lashta romake, ky qytet cilësohej si një vend i mirë pushimi për karvanët e tregtarëve (Brunsvik), por mbrëmjen e kaluar qendra e banuar me emrin Braunshvajg nuk u tregua aspak vend i qetë për miqtë e ardhur nga Berlini. Herta u mund 4-5 nga Ajntrahti vendas dhe u eleminua nga Kupa e Gjermanisë. Ishte një dramë e vërtetë në stadiumin e skuadrës modeste të kategorisë së dytë që kaloi tri herë në epërsi, dhe tri herë u mbërrit nga berlinezët. Më pas, shifrat shkuan në 5-3 dhe përfundimisht 5-4. Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi polak, Martin Kobilanski (polonisht: Kobilanjski), djali i ish-lojtarit të Polonisë, Andrzhej Kobilanski. Ai shënoi 3 gola. Braunshvajgu ishte sezonin e kaluar në kategorinë e tretë, por arriti të ngjitej si kampion, ndërsa buxheti nuk ka qenë aspak i lartë, jo më shumë se 20-30 milionë euro, por ja që nuk e pati problem të shkaktonte një të papritur të tillë.

Sfidanti.al