Rafaella Santos vazhdon të mahnisë ndjekësit e saj në rrjetet sociale me fotot e saj verore në Mykonos në Greqi. Motra e sulmuesit të Paris Saint Germainit, me më shumë se 5 milionë ndjekës në Instagram është shndërruar në një influencer autentike dhe këtë e vërtetoi edhe këtë radhë me fotot e saj me bikini apo koleksionet e veshjeve.
Në ditët e fundit, ajo mrekulloi fansat e saj me fotot e Mykonos që i ka shkrepur në anë të një pishine në hotelin luksoz ku është akomoduar për të kaluar pushimet
Rafaella prej disa ditësh eliminoi mundësinë e fansave të saj që të bëjnë komente te fotot e saj, por megjithatë ajo vazhdon të marrë ‘Pëlqime’ dhe fotot e fundit e kaluan nivelin e 150 mijë të tillave.
Sfidanti.al