Premier League këtë të enjte doli me një komunikatë për shtyp teksa shfaqi zhgënjimin dhe habinë e saj për deklaratat e Neëcastle që akuzoi këtë institucion për frenimin e shitjes së klubit nga ana e një konsorciumi nga Arabia Saudite
‘Pohimi i klubit të Premier League refuzoi shitjen e tij nuk është e saktë-ishte përgjigjja e Premier League ndaj akuzave-këshilli ynë në raste të përsërituara ka dhënë opinionin e tij se cilat ente do të kenë kontrollin e klubit nëse konsorciumi do të vijonte procesin e blerjes së klubit. Ky opinion është bazuar në këshilla ligjore. Duam të themi se blerja e mundshme do të kishte vijuar nëse entet në fjalë do të kishin marrë të gjithë informacionin e duhur. Më pas do të ishin subjekt i një vlerësimi nga ana e këshillit. Si alternativë, këshilli kërkoi vazhdimisht që inspektimi të bëhej nga nga organizëm i pavarur. Nuk është e saktë të thuhet se këto vendime janë marrë nga cdo individ. Gjithcka është bërë pas një votimi unanim nha të gjithë anëtarët e Këshillit të Premier League’.
Sfidanti.al