Joan Laporta do të hyjë në garë për president të Barcelonës. Lajmi u bë I ditur nga programi ‘Què T’hi Jugues’ i Cadena SER sipas së cilës ish presidenti I klubit katalanas në 2003-2010 do të vendosë kandidaturën e tij për t’u zgjedhur sërish në krye të klubit blaugrana duke iu bashkuar emrave të tjerë kandidatë për këtë post të Victor Font, Lluis Fernandez Ala dhe Jordi Farre
Victor Font, lideri i platformës ‘Po për të ardhmen’ është kandidati paraprak që ka punuar më shumë për këtë kandidaturë dhe rikthimi I Xavit duket se është pika e fortë e tij në këto zgjedhje. Por rishfaqja e Laportës në këtë garë mund të jetë një pengesë e madhe për Font drejt postit të presidentit të Barcelonës pasi do të ketë një ndarje të votave ndëshkuese ndaj ‘barto-roselismit’
Lajmi për kandidaturën e Laportës vjen në mesin e procesit të mbledhjes së firmave për mocionin e mosbesimit ndaj presidentit aktual Josep Maria Bartomeu.
Sfidanti.al