Ditën e diel në Mugello, Ferrari do të arrijë në kuotën e 1000 garave të zhvilluara në Botërorin e Formula 1. Për të festuar eventin skuderia nga Maranello ka vendosur të garojë në Cmimin e Madh të Toskanës me një look të vecantë. Gjatë gjithë fundjavës, makina SF1000 e Leclerc dhe Vettel që do të zbresin në pistë me një telajo me ngjyrë të kuqerremtë dhe në turirin e makinës do të shfaqet edhe logoja Acqua Lete sponsori i eventit të Kokëkuqes.
Bëhet fjalë për të njëjtin tonalitet të ngjyrës së kuqe me të cilën garuan makinat e para të Ferrarit 125F1 në Monaco në 1950 që është gara e parë në historinë e Botërorit të Formula 1
Ndërkaq edhe Mercedes vendosi të bëjë homazh për garën e 1000 të Ferrarit në Formula 1; makina e sigurisë në Cmimin e Madh të Toskanës; Mercedes AMG Safety Car do të zbresë në pistë e veshur e gjitha me ngjyrë të kuqe. ‘Raste speciale kërkojnë veshje speciale-ishte mesazhi I Mercedes-urime për garën e 1000 në Formula 1’
Sfidanti.al