Inter, Godin drejt largimit; pranë akordit me Cagliarin

Diego Godin është shumë pranë largimit nga Interi. Mbrojtësi uruguajan është gati që të kalojë te Cagliari përfundimisht dhe falas duke përshëndetur në këtë mënyrë klubin zikaltër pas vetëm 1 sezoni. Emri i Godin, i cili nuk ka pasur asnjëherë një raport afektiv me trajnerin Conte, ditët e kaluara u lidh me ata të disa klubeve mes të cilëbe edhe Rennes, por klubi sard e mposhti konkurrencën.

Largimi i qendërmbrojtësit i jep mundësinë Interit të kursejë 5 milionë Euro neto nga paga e futbollistit me kontratën e Godin që skadon në 2022, para këto që do të investohen te një tjetër mbrojtës; me Matteo Darmian që është në pole position

Në sezonin e tij të vetëm me Interin, Godin u aktivizua në 36 ndeshje duke shënuar 2 gola, njëri nga të cilëve në finalen e Europa League. Por në pjesën e dytë të sezonit, Conte gjithnjë ka preferuar të riun Bastoni kundrejt Godin. Tani karriera e mbrojtësit ekspert do të rinisë nga Sardenja, vendi ku ka lindur bashkëshortja e tij, Sofia Herrera.

Sfidanti.al