Alban, Dy fitore janë shumë bukur, por jo që të mbërrish Francën!

Do të ishte gjëja më e mrekullueshme në botë, të paktën në futboll, nëse Shqipëria do të arrinte ato nivele të kampionëve të botës. Flitet për sistemin e futbollit dhe trajneri i Shpresave, Alban Bushi, lëshoi “bombën” se kur vjen puna për ekipet përfaqësuese të moshave ne jemi në një moment që jemi bërë si Francë e vogël. Që do të thotë se për çdo pozicion ka nga dy lojtarë apo më shumë, dhe shumë shpejt (2-3 vjet) trajneri Reja nuk do të dijë këtë fusë në fushë. Të thuash këto fjalë dy ditë pasi kombëtarja humbi 0-1 me Lituaninë në Tiranë, është një “shaka për ariun”, siç thoshte shprehja e dikurshme. Kombëtarja jo vetëm humbi, por edhe luajti keq, ndërsa duket se Shqipërisë për momentin i mungon talenti i duhur (fantazia), por sidomos mentaliteti. A mundet që brezi i ri i Shpresave, apo më poshtë, të sigurojë këtë mentalitet? Nëse e bën, atëherë le ta quajmë Shqipërinë një “Francë të vogël”, siç e quanin dikur Korçën një Paris të vogël.

Sfidanti.al