Zanetti: Messin nuk mund ta merrnim; E drejtë që qëndroi te Barça, është shtëpia e tij

Lionel Messi është rikthyer në qendrën sportive ‘Tito Vilanova’ për të punuar me Barcelonën për sezonin e ri, megjithatë kaosi që ngriti argjentinasi me burofaxin e famshëm për largimin nga katalanasit vazhdon të jetë temë diskutimi. Në 10 ditët e fundit u fol shumë për një kalim të Messit te Manchester City, ndërkohë që përmendej edhe Interi si një opsion. Por duket se për zikaltrit Messi ishte thjesht një ëndërr dicka që e pohon zv/presidenti i Interit Javier Zanetti në një intervistë për televizionin argjentinas TyC Sports teksa komentoi vendimin e 33 vjecarit për të qëndruar te katalanasit.

‘Messi mund të luajë mirë kudo sepse është një fenomen-tha Zanetti-Barcelona është shtëpia e tij, është e drejtë që ai të qëndrojë aty për domëthënien që ka  te skuadra dhe anasjelltas’

Përsa u përket shanseve që kishte Interi për të marrë futbollistin, Zaneti bëri një saktësim që lë të kuptohet se Messi do të mbetet vetëm një ëndërr

‘Nuk mund ta merrnin, kemi folur gjatë për efektet negative të pandemisë-shtoi Zanetti-për më tepër merkatoja jonë ështënë një situatë të tillë që në fillim na duhet të shesim lojtarë dhe më pas të blejmë për të respektuar Fair Play Financiar dhe kji është dicka e rëndësishme. Stragtegjia jonë ashtu sikurse edhe ajo e klubeve të tjerë, bazohet në këtë aspekt’.

Sfidanti.al