Këto kohë kanë qenë tepër të këqija, edhe pse në Katalonjë e në Spanjë, në përgjithësi, mendojnë se gjithçka “ia ka bërë koka”. Presidenti i Barcelonës, Bartomeu, është vënë nën hetim nga policia katalanase me dyshim për veprime korruptive, madje nën hetim është i gjithë bordi drejtues i klubit. Bartomeu është akuzuar se ka pasur përfitime personale, në diçka që mesa duket ishte për të mirën e klubit, dhe një nga veprimet paska qenë pajtimi i agjencisë mediatike “I3 Vençërs” (I3 Ventures), që duhet të vëzhgonte median sociale të Barcelonës. Sipas të përditshmes “El Mundo”, kjo agjenci është paguar 600 për qind më shumë sesa çmimet normale në treg. E gjitha kjo i shtohet halleve të tjera, sidomos konfliktit me Lionel Mesin që dëshiron të largohet nga skuadra.
Sfidanti.al