Lokomotiva e Zagrebit “qan” Uzunin e Kastratin për Championsin!

Skuadra që doli në fushë ndaj Rapidit të Vjenës nuk ishte e njëjta me atë që fitoi Kupën e Kroacisë dhe zuri vendin e dytë në kampionat. Lokomotiva e Zagrebit pati ndryshime të mëdha në duelin europian, dhe drejtori i klubit, Bozhidar Shikiç, thekson ndikimin negativ të largimit të sulmuesve Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati. i pari, lojtar i Shqipërisë, shkoi tek Ferencvaroshi, ndërsa i dyti, lojtar i Kosovës, u bashkua me Dinamon e Zagrebit. “Nuk mund t’i mbanim lojtarë si Uzuni, Kastrati, Jakiç dhe Grbiç, – tha ai, – për një si Kastrati nuk mund të gjesh lehtë zëvendësues. Më vjen keq që Marko Toliç nuk u tregua korrekt”. Gjithsesi, Lokomotiva do të luajë në turin e tretë të Ligës së Europës, dhe nëse arrin në fazën e grupeve, do të fitojë 3.4 milionë euro të tjera.

Sfidanti.al