Inter, përshpejton sërish hapat për të sjellë në Milano Arturo Vidal dhe në të njëjtën kohë frenon lëvizjet për Tonalin. Për mesfushorin e Brescias duket se është vetë Antonio Conte që ka preferuar këtë frenim pasi ai duket i vendosur ptë të sjellë në skuadër futbollistë më ekspertë dhe që janë vërtet gati.
Cështja e blerjes së Tonalit ishte bllokuar nga Interi që në prill me zikaltrit që i premtuan presidentit Cellino se do të bënin lëvizjen përfundimtare në fund të sezonit. Por rrugëtimi në Europa League e spostoi edhe njëherë datën e takimit mes 2 klubeve, por tani Interi duket se është i ftohtë kundrejt Tonalit që tani nuk është më prioritet për skuadrën milaneze edhe pse kjo e fundit vazhdon të tregojë interes. Pikërisht për këtë aryse për Tonalin së fundmi është vënë në lëvizje edhe Milani
Ndërkaq, ngjarjet e fundit te Barcelona kanë bërë që të rindizet interesi për Vidal që u kërkua nga Conte edhe verën e kaluar e madje edhe në janar. Kiliani është jashtë projektit blaugrana dhe Marotta shpreson që të arrijë një zgjidhje e kontratës mes futbollistit dhe Barcelonës për të bërë më pas lëvizjet e tij e për të marrë Vidal me parametra zero, ashtu sic ndodhi në rastin e Sanchez me Manchester United.
Për Vidal, që përfiton 9 milionë Euro në sezon në kontratën me Barcelonën që skadon në 2021, është gati një kontratë 2 vjecare me opsion për një të tretë me 6 miliionë Euro neto në sezon.
Sfidanti.al