Kandidatura e Didier Drogba për postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë, u refuzua pasi nuk plotësonte të gjitha kriteret. Lajmi u konfirmua ditën e enjte nga Komisioni Zgjedhor i futbollit në vendin e afrikan. Sipas kësaj komunikate, Drogba nuk I plotëson të gjitha kushtet për t’u konsideruar i zgjedhshem për të paktën 8 anëtarë aktivë të Federatës
Drogba, tashmë 42 vjecar, depozitoi kandidaturën e tij në 1 gusht për zgjedhjet që janë parashikuar të mbahen në 5 shtator me premtimin për të kontribuuar në rilindjen e futbollit në Bregun e Fildishtë duke pasur edhe mbështetjen e mijëra tifozëve.
Pas zhvlerësimit të kandidaturës së Drogbasë dhe të sipërmarrësit Paul Koffi Kouadio, kandidatuarat e zgjedhshme mbeten ato të zv/presidentit aktual të Federatës, Sory Diabate dhe presidentit të Ligës së Futbollit dhe Idriss Diallo, ish zv/president i Federatës. Gjithsesi si Drogba ashtu sikurse edhe Kouadio kanë 5 ditë kohë për të bërë një apelim kundër këtij vendimi të Komisionit Zgjedhor të Federatës.
Sfidanti.al