Usain Bolt, pozitiv me coronavirus pas një feste

Usain Bolt që në 21 gusht festoi 34 vjetorin e tij, rezultoi pozitiv me Covid 19 në një test që e kreu pasi mori pjesë në një festë për ditëlindjen e tij dhe ku të pranishëm ishin edhe yje të tjerë të sportit botëror. Sipas ‘Nationwide Radio XJ’, xhamajkani e bëri testin pasi e festoi ditëlindjen e tij dhe vetëm të dielën e mori përgjigjen e tij.

Ish atleti  tani ndodhet në izolim për të kaluar periudhën e karantinimit. Gjithnjë sipas‘Nationwide Radio XJ’ në festën surprizë të organizuar në nder të njeriut më të shpejtë në botë të të gjitha kohërave ishin të pranishëm edhe futbollistë si Raheem Sterling i Manchester City, sulmuesi oi Bayer Leverkusen Leon Bailey, të dy me origjinë xhamajkane. Nëse do të konfirmohet gjithcka, të dy lojtarët dhe 2 asistentë do të jenë të detyruar që të qëndrojnë në karantinë. Në videot e festës që u publikua në rrjetet sociale u vu re që të pranishmit nuk e kishin vendosur maskën në fytyrë

Bolt, që pak kohë më parë u bë edhe baba, do të qëndrojë 2 javë pa kontakte nga jashtë. Në Xhamajkë janë 2.8 milionë banorë dhe  ka 1529 të prekur nga coronavirusi, 819 të shënuar dhe 16 të vdekur që nga nisja e pandemisë.

Sfidanti.al