Eshtë e çuditshme, por ka ndodhur pikërisht kështu. Xherdan Shaqiri duhet të presë ndeshjet e përfaqësueses së Zvicrës për të shpërthyer, pasi në të gjitha skuadrat ku është transferuar së fundi është gjendur gjithmonë në vështirësi. Madje futbollisti shqiptar duket se tashmë është tradhëtuar edhe nga nervat dhe ka përfunduar në stol, në tre nga katër ndeshjet e fundit të Stok Sitit. Seria e zezë ka filluar në ndeshjen që Stoke luajti kundër Southampton (0:0), kur në të 23’, Marko Arnautoviç doli me karton të kuq. Trajneri Mark Hjuxh e zëvendësoi Shaqirin për arsye teknike dhe ai goditi me grusht stolin, xhest që e ka vështirësuar ndjeshëm situatën e tij. Që atëherë, Shaqiri nuk ka luajtur më asnjë minutë.
Siaps një reporter, mosaktivizimi i futbollistit që ka shënuar vetëm tre gola, por ka vuajtur edhe nga dëmtimet, vjen edhe nga skemës së modisfikuar të Hjuxh. “Trajneri tani luan me sistemin 3-4-2-1 ose edhe me 3-4-1-2, andaj është luftë e hapur mes sulmuesve Shaqiri, Marko Arnautoviç, Bojan, Xho Alen dhe Ibrahim Afelai, që luftojnë për një ose dy vende”. Veç këtyre, duhet llogaritur edhe 36 vjeçari Peter Krouç, i cili ka shënuar dy gola, pikërisht në dy ndeshjet e fundit.