Ka qenë më i durueshëm se Nejmari në mënyrën sesi ka dashur ta ndërtojë karrierën e tij. Kilian Mbape vërtet u largua nga Monako për tek Paris SG, dhe ndoshta vitin tjetër shkon në Madrid tek Reali, por nuk ka qenë “i suksesshëm” për të zhgënjyer tifozët si braziliani. Idhulli i vërtetë i publikut parizien u kujton të gjithëve se ai veshi fanelën e kryeqytetasve me një synim të vetëm, për të fituar Championsin. Pasi arriti gjysmëfinalen me Monakon (eleminuar nga Juventusi), sulmuesi 21-vjeçar mendon se ka ardhur koha për hapin e madh.
“Kjo është arsyeja për të cilën u bashkova me këtë klub, – u shpreh ai para finales, – gjithnjë kam dashur të jem pjesë e historisë së futbollit francez, dhe kam një mundësi tjetër për ta bërë këtë. Që nga 2017-ta patëm disa zhgënjime, por nuk u dorëzuam, dhe do të ishte shpërblimi i duhur nëse do ta fitoja Championsin me një skuadër franceze”. Më parë, dy vjet të shkuara, Mbape ishte një nga lojtarët më të mirë të Francës që fitoi Kupën e Botës.
Sfidanti.al