Mesi nuk lë rast pas sulmuar klubin dhe presidentin Bartomeu!

E fundit ishte kur fjalët që ai i tha trajnerit Kuman u përcollën për publikun nga një radio spanjolle. Lionel Mesi mendon se gota është mbushur e po derdhet, përderisa biseda që duhet të mbeten të brendshme dalin në rrugë, dhe merren vesh nga të gjithë. Mediat spanjolle raportojnë se superylli i Barcelonës është i zemëruar thellësisht për këtë fakt, ndërsa ai i tha Kumanit se “e shoh veten më shumë jashtë se brenda”.

Kapiteni nuk besohet se ia vë fajin trajnerit holandez, por drejtuesve të klubit, mesa duket sërish presidentit Bartomeu, i cili padyshim që u informua për qendrimin e numrit 10. Vetë Bartomeu është shprehur më parë se mendon që Mesi do ta mbyllë karrierën në “Kamp Nou”, diçka që tani duket shumë e dyshimtë. Nuk dihet nëse argjentinasi do të bindet të qendrojë, por mendohet që sa kohë që Bartomeu të jetë në detyrë, ai do të refuzojë.

Sfidanti.al